Cristiano Ronaldo: Nuk e di kur do të mbarojë karriera ime

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Cristiano Ronaldo ka lënë të hapur të ardhmen e tij në futboll, duke pranuar se nuk e di se kur do t’i japë fund karrierës, ndërsa ka theksuar se është i gatshëm të largohet nga Kombëtarja e Portugalisë nëse drejtuesit nuk dëshirojnë të mbështeten më tek ai.

“Unë nuk e di se kur do të mbarojë karriera ime. Do të doja të përgjigjesha, por nuk e di. Kam mësuar të jetoj në të tashmen dhe të mos mendoj për të nesërmen”, deklaroi Ronaldo.

Ylli portugez foli edhe për të ardhmen e tij me përfaqësuesen, duke bërë të qartë se vendimi për vazhdimin e tij nuk varet vetëm nga dëshira personale.

“Nëse Portugalia nuk dëshiron të mbështetet më tek unë, mund të largohem sot. Nuk kam problem me këtë. Populli portugez mbështetet tek unë, prandaj po vazhdoj të luaj për ekipin kombëtar”, shtoi Ronaldo.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë kur gjithnjë e më shumë flitet për fundin e karrierës së një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

The post Cristiano Ronaldo: Nuk e di kur do të mbarojë karriera ime appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: