Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Qeveria italiane nuk mori asnjë paralajmërim për sulme të mundshme nga dronë rusë nga deti, konfirmuan sot katër burime për agjencinë ANSA, duke mohuar shkrimin e gazetës spanjolle “El Mundo”.

Burimet deklaruan se nuk kishte raportime për sulme të tilla në nivel operacional, as përmes kanaleve të inteligjencës, as përmes kanaleve diplomatike apo ushtarake.

Gazeta “El Mundo” njoftoi më parë se shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mësuan për sulme të mundshme ruse ndaj Italisë, Francës dhe Spanjës. Deputetja italiane e opozitës nga Partia Demokratike, Lia Quartapella, kërkoi reagimin e qeverisë ndaj këtyre akuzave.

“Raportet për një sulm të mundshëm nga dronë rusë ndaj Italisë kërkojnë një sqarim urgjent nga qeveria”, tha ajo.

The post Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: