Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë – VIDEO

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një objekt tre katësh është shembur mëngjesin e sotëm, në mes të sezonit turistik, me shpërthim të kontrolluar nga IKMT në zonën e Radhimës pasi ishte ndërtuar pa leje.

Për shembjen e objektit janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është vendosur 32 kilogramë lëndë plasëse.

Shpërthimi u krye rreth orës 07:30 duke shkaktuar në re të madhe pluhuri dhe panik tek pushuesit të cilët po flinin gjumë në atë orë të hershme të mëngjesit dhe janë zgjuar të tronditur duke mos e ditur se çfarë po ndodh.

Ndërkohë, në aksin Vlorë-Orikum qarkullimi u ndërpre, si dhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook me krenari të madhe videon e shembjes me lëndë plasëse e cila alarmoi pushuesit dhe u shkaktoi panik dhe ankth që në orët e para të ditës.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”, lexohet në postimin e Edi Ramës.

The post Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë – VIDEO appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: