Delvinë/ Zjarri përfshin Kakodhiqin dhe Lefterhorin, banesa dhe një kishë në flakë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zjarri në Delvinë është përhapur edhe në zonën e Kakodhiqit dhe Lefterhorit.

Si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi janë djegur disa banesa dhe kishën në Lefterhor.

Flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”. Aty është situata më e rëndë, ku janë përqëndruar forcat më të mëdha zjarrfikëse.

Pamjet që përcjellin nga Delvina korrensponentët tanë tregojnë më së miri situatën e rënduar në lagjen “Kasapaj”, ku ndodhen depozitat e gazit.

Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë. Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhuar nga zjarrfikësit. Por sot duket se zjarri po i rrezikon sërish.

Delvinaështë e rrethuar nga zjarri edhe sot, pas luftës së mbrëmshme me flakët e llahtarshme. Zjarret kanë rrethuar kodrat e qytetit, ndërsa nga ajri po ndërhyhet me dy helikopterë. Energjia elektrike është ndërprerë.

Banorët e lagjes Kasapaj në Delvinë janë evakuuar plotësisht. Aktualisht zjarri po rrezikon puset e gazit në këtë lagje. Forcat zjarrfikëse e kanë përqëndruar punën në Kasapaj për të zbrapsur flakët.

gijotina.com/

The post Delvinë/ Zjarri përfshin Kakodhiqin dhe Lefterhorin, banesa dhe një kishë në flakë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: