Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrja nga ajri.
“Është një situatë e rënduar në fshatin Plashnik, sidomos në komunën Tërban. Është situatë kritike. Mezi po nxjerrim banorët nga banesat për shkak të zjarrit dhe tymit”, është shprehur kreu i bashkisë.
Situata në Plashnik vjen ndërsa shumë zona të tjera në Shqipëri po përballen me flakë të mëdha, duke krijuar një alarm të përgjithshëm. Pyjet dhe zonat malore janë mbuluar nga tymi dhe zjarret, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezikshmëri të lartë për banorët dhe pronat. Situatat e alarmit po përsëriten në disa qarqe, duke vënë në provë kapacitetet e zjarrfikësve dhe të strukturave të emergjencës.
The post Situatë kritike në Plashnik, kërkohet evakuim dhe ndërhyrje ajrore për zjarret appeared first on Lapsi.al.
