Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen dy automjete

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Një automjet tip “Mercedes” dhe një tip “Citroen” janë përplasur. Si pasojë, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen dy automjete appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: