Conference League/ Dinamo kërkon surprizën kundër Hajdukut në Tiranë, Egnatias i duhet një gol për ëndrrën e madhe

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këtë të enjte skuadrat shqiptare janë të impenjuara në ndeshjet e kthimit, të vlefshme për turin e tretë evropian. Dinamo, Egnatia, Drita dhe Ballkani kanë detyrë të mbajnë lart stemat respektive, ndërsa kalimi në play-off do thoshte të ardhura shtesë për secilin prej tyre.

Ndeshjet e kthimit për turin e tretë të Conference League

Në “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 20:45 Dinamo e Ilir Dajës pret kroatët e Hajduk Splitit. Ndeshja e parë foli 2-1 për gjigantët e Kroacisë, por Dinamo tregoi se futbolli është i barabartë paçka emrit në arenën ndërkombëtare. Në këtë duel pritet të jenë edhe afro 1500 tifozë miq, me grupimin ‘Torcida’ që njihet për mbështetjen që i jep ekipit. ‘Blutë’ kërkojnë një gol për ta dërguar ndeshjen me shtesë dhe pse jo të shpresojnë te mrekullia, paçka se Hajduk është më i avantazhuar.

The post Conference League/ Dinamo kërkon surprizën kundër Hajdukut në Tiranë, Egnatias i duhet një gol për ëndrrën e madhe appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: