Vatra zjarri ende aktive në Gramsh/ Vijon groposja e bagëtive të djegura

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Disa vatrat zjarrit vijojnë të jenë ende aktive në Gramsh dhe po punohet intensivisht për shuarjen e tyre të plotë. Ndërsa në njësinë administrative të Ermenjit, zjarri është vënë nën kontroll.

Gjithashtu kushtet atmosferike sot janë më të favorshme, pasi mungesa e erës ka ndihmuar në përparimin e punës së ekipeve në terren. Po ashtu vatra aktive ka edhe në zonat e Kodovjatit dhe Skënderbegasit, por po punohet për izolimin e plotë.

Ndërkohë banorët kanë filluar të kthehen në banesat e tyre, pasi rrugët janë të hapura dhe nuk përbën rrezik. Paralelisht po punohet për groposjen e bagëtive të djegura për evitimin e çdo epidemie të mundshme.

Nga të dhënat paraprake, rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë bërë të pabanueshme, megjithëse ende nuk ka përfunduar evidentimi i plotë i dëmeve. Sipas verifikimeve në terren një numër prej 50-60 bagëtish janë gjendur të djegura dhe disa dhjetëra kafshë pune që nuk kishin arritur të dilnin nga strehat.

The post Vatra zjarri ende aktive në Gramsh/ Vijon groposja e bagëtive të djegura appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: