Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Situata e zjarreve në fshatrat e Gramshit vijon të jetë problematike, ku vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri.

U bë me dije se në njësinë administrative të Ermenjit, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa aktualisht ka ende vatra aktive, por puna për shuarjen e tyre vijon intensivisht.

Kushtet atmosferike janë më të favorshme sot, pasi mungesa e erës ka ndihmuar në përparimin e punës së ekipeve në terren.

Ndërkohë, në zonat e Kodovjatit dhe Skënderbegasit, mbeten ende disa vatra aktive. Përqendrimi i forcave është i fokusuar në këto zona, ku përfitimi nga qetësia e motit po ndihmon në menaxhimin e situatës me më shumë efikasitet.

The post Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: