Zjarret/ Situata e zjarreve në Kukës dhe Tropojë drejt normalizimit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Situata e zjarreve në qarkun e Kukësit po shkon drejt normalizimit. Dy vatra të reja, të cilat u shfaqën pasditen e së mërkurës në sipërfaqet pyjore të fshatit Bele pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik” si dhe në Rragam të Njësisë Administrative Llugaj në Tropojë, janë shuar plotësisht.

Gjithashtu vatrat e zjarreve janë vënë nën kontroll dhe janë shuar, ndërsa zonat përkatëse vijojnë të mbahen nën monitorim nga strukturat e bashkive për të garantuar sigurinë e plotë. Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të bashkive Kukës dhe Tropojë, si dhe punonjës të zonave të mbrojtura

The post Zjarret/ Situata e zjarreve në Kukës dhe Tropojë drejt normalizimit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: