Plagosja në Durrës, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një plagosje ndodhi asditen e së mërkurës në zonën e Hamallajt në Durrës. Një 28-vjeçar u qëllua me armë zjarri pas një sherri për një vend parkimi. Policia e Durrësit njoftoi këtë të enjte se k arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në ambientet e një lokali në plazh. Sipas bluve, Liridon Rata, 28 vjeç, u konfliktua fillimisht me sende të forta me Altin Lekgegaj, 37 vjeç, Altin Lekgegaj, 44 vjeç dhe S. L., 21 vjeç. Më pas, Altin Lekgegaj, 37 vjeç, dyshohet se qëlloi me pistoletë Rata-n, duke e lënë të plagosur rëndë.

Policia identifikoi autorët dhe nisi ndjekjen e tyre. Si rezultat i hetimeve, u arrestuan A. L., 37 vjeç, si autor i plagosjes dhe A. S., 18 vjeç, i akuzuar për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, pasi iu gjetën dy thika në lokalin e tij. Ndërkohë, dy të tjerët, Altin Lekgegaj, 44 vjeç, dhe S. L., 21 vjeç, u shpallën në kërkim.

I plagosuri, i cili ishte klient i zonës, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fillimisht, gjendja e tij u raportua si kritike, por pas operacionit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post Plagosja në Durrës, dy të arrestuar dhe dy në kërkim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: