Greqi/ Vajza 4-vjeçare shqiptare gjendet e mbytur në pishinë, arrestohet nëna

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ishullin Paxos të Greqisë, ku një vajzë 4-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht pasi u gjet e mbytur në një pishinë.

E mitura ishte fëmija i vetëm i një familjeje shqiptare që prej vitesh jetonte dhe punonte në ishull

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, rreth orës 15:00. Vogëlushja ndodhej në kopshtin e shtëpisë së saj duke luajtur, kur për pak minuta i shpëtoi vëmendjes së nënës. Pas kërkimeve të dëshpëruara nga familjarët dhe fqinjët, ajo u gjet pa shenja jete në një pishinë rreth 150 metra larg banesës, në një vilë ku turistët ishin larguar, ndërsa në vend ndodhej vetëm kuzhinieri.

4-vjeçarja u dërgua menjëherë në Qendrën Shëndetësore të ishullit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtohej.

Nëna e vajzës është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariatin e Paxos. Ajo pritet të dalë para prokurorit për të dhënë sqarime mbi rrethanat e tragjedisë.

The post Greqi/ Vajza 4-vjeçare shqiptare gjendet e mbytur në pishinë, arrestohet nëna appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: