Ngjarja në Kombinat, dy të arrestuar. Qëlluan me armë në drejtim të një mjeti

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës njofton se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Kombinat, ku pas një konflikti për motive të dobëta u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Nga veprimet hetimore u bë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar, i cili hapi zjarr duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që udhëtonin në automjet, si edhe të kalimtarëve në afërsi. Në pranga ra gjithashtu një 30-vjeçar që dyshohet se drejtonte mjetin nga ku u krye qitja.

Të arrestuarit janë Oltjon Asllani (Vodollari), 28 vjeç, dhe Serxho Bajza, 30 vjeç, tw dy banues në Kombinat.

Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., 38 vjeç; Zh. K.; F. K. dhe B. M., pasi hetimet paraprake treguan se ata ishin përfshirë në konflikt fizik me dy të arrestuarit, çka çoi më pas në përdorimin e armës.

Nga të shtënat u shkaktuan vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Ngjarja në Kombinat, dy të arrestuar. Qëlluan me armë në drejtim të një mjeti appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: