Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Edhe te Chelsea, kampioni në fuqi i Botërorit për klube dhe fitues i freskët në ndeshjen jashtë fushe kundër West Ham, nuk është gjithçka ar që shkëlqen. Këtë e ka zbuluar Axel Disasi, mbrojtësi i Blues që ka dalë jashtë projekteve teknike të italianit Enzo Maresca dhe është i detyruar të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e shokëve bashkë me të tjerë “të padëshiruar”, në pritje për t’u shitur te ekipe të tjera. Një gjendje që lojtari ka dashur ta tregojë përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një foto të “kushteve” në të cilat “skuadra e të tepërtve” është e detyruar të jetojë çdo ditë, as që mund të ndajë të njëjtat dhoma zhveshjeje, por të detyruar në ambiente më të thjeshta dhe të rrënuara.
Disasi nuk bën pjesë në planet e teknikut Maresca
Jeta e vështirë e të tepërtve ekziston edhe në një nga skuadrat më fituese të këtij sezoni sapo përfunduar, Chelsea i teknikut Enzo Maresca. Këtë e ka zbuluar mbrojtësi i Chelsea Axel Disasi, i cili ka treguar jetën e zymtë që po kalon këto javë, pasi përfundoi mes lojtarëve të tepërt në pritje të një largimi deri në fund të sesionit të merkatos. Mbrojtësi francez e kishte kaluar tashmë gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Aston Villa, për t’u kthyer më pas në bazën e Blues, por duke mos bërë më pjesë në planet e klubit të Stamford Bridge.
Fotot e kushteve në të cilat është e detyruar të jetojë “skuadra e të tepërtve”
Të premten mbrëma, pothuajse në të njëjtën kohë me fitoren 5-1 që Chelsea arriti në transfertë kundër West Ham në Premier League, Disasi publikoi në Instagram një seri fotosh që lidhen drejtpërdrejt me të dhe me lojtarë të tjerë të përjashtuar nga lista, me një përshkrim të thjeshtë: “Jeta”. Në një foto në veçanti ai tregoi një kënd të pazakontë brenda dhomës së zhveshjes ku është i detyruar të ndërrohet: një dhomë e vogël bosh me stola druri, disa dritare dhe një kondicioner të fiksuar në mur. Pa asnjë luks dhe shumë larg ambienteve luksoze me të cilat janë mësuar yjet e Chelsea, ajo u duk më shumë si një strukturë e një klubi gjysmë-profesionist sesa e Premier League.
Një nga fotot e Axel Disasi të publikuara në historitë e llogarisë së tij në Instagram

Disasi në kërkim të skuadrës, lojtarë të tjerë tashmë të shitur nga Chelsea
Sipër stolave të ndryshëm u panë edhe tabelat me emrat e pronarëve përkatës, me tabela në mur që përmbledhnin edhe lojtarë të tjerë në pritje për të lënë klubin: Carney Chukwuemeka – tani i kaluar te Borussia Dortmund – Lesley Ugochukwu – edhe ai ndërkohë i transferuar te Burnley – Ben Chilwell, Alfie Gilchrist (i kapur në foto me një shprehje të dëshpëruar dhe duart mbi kokë). Disasi sezonin e kaluar ishte dhënë në huazim te Sheffield United, por kontrata nuk u bë përfundimtare. Pastaj erdhi transferimi te Aston Villa dhe tani kthimi te Blues, i cili nuk do të zgjasë edhe shumë.
The post Disasi tregon zhveshtoren e “tepricave” të Chelsea: aty janë izoluar ata që do shiten appeared first on Lapsi.al.
