Një moment historik pritet këtë të enjte në Kupën e Botës që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, pasi për herë të parë një ndeshje do të arbitrohet nga një grua.
Takimi mes Republikës Çeke dhe Afrikës së Jugut në Atlanta, i vlefshëm për Grupin A, do të drejtohet nga amerikania Tori Penso, një nga gjyqtaret më të vlerësuara në botë.
Penso ka në CV edhe finalen e Kupës së Botës për Femra 2023 mes Anglisë dhe Spanjës, si dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube për meshkuj po atë vit. Ajo do të ndihmohet nga bashkëkombëset e saj Brooke Mayo dhe Kathryn Nesbitt.
Me këtë rast, Penso bëhet gruaja e dytë që gjykon një ndeshje në Kupën e Botës për meshkuj, pas francezes Stéphanie Frappart, e cila arbitroi në Katar 2022.
The post Histori në Kupën e Botës: Tori Penso bëhet gjyqtarja e parë që arbitron një ndeshje në turne appeared first on Euronews Albania.
