Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një grabitje si nëpër filma u regjistrua në orët e para të së martës në Ramsey, Cambridgeshire në Britani të Madhe. Autorët përdorën një vinç për të rrëmbyer një bankomat nga një degë e Nationwide Building Society.

Incidenti ndodhi pas orës 03:15 të mëngjesit, me autorët që arritën të largonin makinën dhe të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Pamjet e kamerave të sigurisë kapin momentin kur dy automjete ndalen pranë degës së bankës, ndërsa një vinç shfaqet pak më vonë.

Mjeti i rëndë godet vazhdimisht fasadën e ndërtesës derisa e “rrëzon” bankomatin nga pozicioni i tij. Një grup burrash të maskuar e ngarkojnë bankomatin në pjesën e pasme të një kamioni dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Disa sekonda më vonë, dy persona të tjerë hipin në një automjet të dytë dhe largohen. Në një deklaratë, Nationwide Building Society tha se ishte në dijeni të incidentit dhe po punonte për ta rikthyer degën në punë në ditët në vijim, ndërsa bankomati do të zëvendësohej sa më shpejt të ishte e mundur.

The post Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: