Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë, arrestohet një person në Zveçan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Kosovës njoftoi se është ndaluar një person i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj pjesëtarëve KFOR-it dhe policisë së Kosovës në Zveçan. Ky i fundit do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit për të paktën 48 orë. Ai u ndalua në Zveçan, komunën në veri të Kosovës. Ai dyshohet të jetë autor i veprave penale bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Më 29 maj të vitit 2023, 93 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pësuan lëndime pas përleshjes me protestuesit serbë. Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve. Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët. Deri më tani, dy persona janë dënuar me burgim për shkak të dhunës ndaj KFOR-it, ndërkaq disa persona të tjerë po ashtu janë dënuar dhe të njëjtit kanë arritur marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë.

The post Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë, arrestohet një person në Zveçan appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: