Lajm i rremë për vdekjen e babait të Messit shkakton dorëheqje dhe zemërim në Argjentinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një gabim i rëndë mediatik në Argjentinë shkaktoi reagime të forta pasi prezantuesja Florencia Peña njoftoi gabimisht në transmetim të drejtpërdrejtë vdekjen e Jorge Messi. Lajmi rezultoi i rremë dhe u përgënjeshtrua nga familja Messi, e cila dënoi mungesën e përgjegjësisë dhe respektit nga media.

Pas incidentit, rrjeti Luzu TV hoqi përmbajtjen nga platformat e tij, ndërsa Peña kërkoi falje publike dhe dha dorëheqjen. Menaxhmenti shkarkoi gjithashtu stafin editorial të përfshirë në publikimin e informacionit të pavërtetë.

Ngjarja mori edhe përmasa politike, pasi presidenti i Argjentinës, Javier Milei, reagoi ashpër ndaj incidentit, duke deklaruar se “kushdo që sulmon Messin, sulmon të gjithë vendin”.

The post Lajm i rremë për vdekjen e babait të Messit shkakton dorëheqje dhe zemërim në Argjentinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: