Bardhi i kthehet Ramës: Kryeministër që mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Kryeministrit Edi Rama për sistemin e drejtësisë, duke e akuzuar se po  shtrembëron qëllimisht rolin e institucioneve si KLGJ dhe ndërhyn në punët e gjyqësorit.

Bardhi thekson se përpara se Rama të japë leksione për drejtësinë, duhet të kuptojë rolin e tij si kryeministër, i cili sipas tij është të luftojë bandat, jo t’i bëjë pjesë të qeverisjes; t’i shkatërrojë ekonomikisht dhe jo t’u japë licenca, tendera e koncesione; të luftojë korrupsionin, jo ta legjitimojë atë me projekte si inceneratorët që “nuk ekzistojnë”.

Reagimi

Edi Rama përpara se të “shtrembërojë” nga padija e thellë rolin e KLGJ, bën mirë të kuptojë rolin e tij:

– Është për të luftuar bandat, jo për ti ulur në qeverisje;

– Është për ti shkatërruar ekonomikisht bandat, jo për ti dhënë licenca, tendera, koncesione apo leje ndërtimi;

– Është për të luftuar korrupsionin, jo për të ligjeruar atë përmes projekteve si inceneratorët që nuk ekzistojnë;

– Është për tu gjykuar nga prokurorët e gjykatësit; jo për ti gjykuar ai ato!

Prandaj bën mirë që përpara se të gjykojë gjyqtarë e prokurorë që nuk i vijnë pas avazit apo humorit të tij, të kujtohet se asnjë Kryeministër në Europë, nuk komenton e jo më të sulmojë gjyqtarë e prokurorë specifik për çështje specifike.

Dhe boll harxhoi kohën me çështje që as i kupton dhe as mundet ti kuptojë, sepse Edi Rama është gatur si “antiligji” dhe “anti interesi publik”!

 

 

 

The post Bardhi i kthehet Ramës: Kryeministër që mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: