Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
I gjithë vendi është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar problemet e para në disa qytete. Tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, gjatë furtunës së sotme, iu shkëput një nga litarët e anijes. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, si Kapiteneria e Portit, Autoriteti Portual Durrës dhe Rimorkiatori i ASHD, situata u menaxhua, duke bërë të mundur rilidhjen e cimës.
Pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit.
The post Moti i keq në vend, furtuna këput litarin e tragetit të linjës Durrës-Bari appeared first on Lapsi.al.
