Pas motit të keq, tragetet nisin lundrimin në Adriatik

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas motit të keq, stuhive të erës dhe reshjeve të shiut që prekën vendin mesditën e sotme, situata në portin e Durrësit i është rikthyer normalitetit.

Autoriteti Portal i qytetit bregdetar, ndau një video në rrjetet sociale nga porti i Durrësit ku tragetet duket se kanë vijuar normalisht lundrimin pas motit të keq.

Më herët, APD njoftoi se për shkak të motit të keq, tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu shkëput një nga litarët lidhës me kalatën.

Autoriteti Portual i Durrësit, bëri me dije se “falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, si Kapiteneria e Portit, Autoriteti Portual Durrës dhe Rimorkiatori i ASHD, situata u menaxhua me profesionalizëm dhe siguri, duke bërë të mundur rilidhjen e litarit”.

The post Pas motit të keq, tragetet nisin lundrimin në Adriatik appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: