Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
”Po personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, theksoi Ahmeti.
Mësohet se i dyshuari që ra në duart e policisë është Skender Llugiqi.
Sot, një mërgimtarë në ambientet e Kuvendit të Kosovës bëri thirrje skandaloze. Ai kërkoi pushkatimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me rastin.
Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas deklaratës së sotme kundër Ramush Haradinajt në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhe manifestim të një narrative të ndërtuar ndër vite.
Gjini ka thënë se thirrjet vëllavrasëse në Kuvend nuk janë të rastësishme, por rezultat i një platforme mbi një dekadë propaganduese.
The post Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn appeared first on Euronews Albania.
