Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Reshjet intensive të pasdites kanë përmbytur disa rrugë në qytetin e Lushnjës. Mjaftuan vetëm 30 minuta shi për të mbushur me ujë rrugët kryesore, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Nga moti i keq, qytete të ndryshme kanë pësuar probleme të mëdha. Përveç Lushnjës, reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në Vlore, Durrës, Fier dhe Tiranë.
Në kryeqytet, disa persona janë lënduar dhe janë dërguar për ndihmë në Spitalin e Traumës.
The post Përmbytje dhe në Lushnje, 30 minuta shi mbushin rrugët me ujë appeared first on GIJOTINA.
