Rrëshqitje gurësh në Burrel-Milot, trafik i rënduar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrugën nacionale Burrel-Milot, duke bllokuar trafikun dhe krijuar rrezik për përdoruesit e saj.

Në segmentin nga sektori C deri te tuneli i vogël i Shkopetit, ka pasur rrëshqitjesh gurësh, pavarësisht përpjekjeve të punëtorëve të firmës që po punonin për pastrimin e rrugës.

Situata ka bërë që rruga të mbetet e bllokuar për rreth një orë, duke shkaktuar vonesa dhe shqetësime për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet e trafikut njoftojnë se njëra krah rrugës ka mbetur e bllokuar, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve, si ato që levizin drejt Milotit, ashtu edhe ato që udhëtojnë drejt Burrelit.

The post Rrëshqitje gurësh në Burrel-Milot, trafik i rënduar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: