Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
I gjithë territori i vendit u pushtua në mesditë nga një stuhi e fortë ere, shoqëruar me reshje të dendura shiu. Shiu ka sjellë largimin e pushuesve plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë.
Prej më shumë se dy orësh, qarkullimi në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të automjeteve. Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini.
Situata ka rënduar edhe rrugët dytësore, të cilat nuk kanë përballuar dot volumin e shtuar të mjeteve. Edhe pse reshjet kanë pushuar, fluksi i lëvizjes së automjeteve vijon të mbetet i lartë.
The post Stuhia ‘tremb’ pushuesit, trafik i rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot appeared first on Lapsi.al.
