Zjarr afër një lokali dhe karburanti në Pogradec, autoritetet në vendngjarje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një sipërfaqe me bimësi është përfshirë nga zjarri në Pogradec. Flakët nisën në afërsi të lokaleve dhe një pike karburanti, pranë fshatit Pojskë. Si pasojë për rreth 30 minuta është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aksin Pogradec–Lin.

Ndërkohë autoritetet kanë ndërhyrë dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia po menaxhon edhe qarkullimin e mjeteve.

The post Zjarr afër një lokali dhe karburanti në Pogradec, autoritetet në vendngjarje appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: