Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi F. P. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, njoftoi policia.
The post Aksident në Lezhë–Milot, tre të plagosur dërgohen në Spitalin e Traumës appeared first on GIJOTINA.
