Përplasen dy makina në Lezhë, disa të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor ka ndodhur në Lezhë, ku janë përplasur dy makina, duke shkaktuar disa të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40 në aksin rrugor Lezhë–Milot. Si pasojë, tre persona, përfshirë pasagjerin dhe drejtuesit e dy automjeteve, u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Përplasen dy makina në Lezhë, disa të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: