Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Departamenti i Narkotikëve dhe i Hetimit të Krimit i dha një goditje trafikut të drogës në Heraklion, duke arrestuar dy të huaj, të cilëve iu gjetën 1 kilogram e 92 gramë kokainë.
Droga u gjet si tek personat e arrestuar ashtu edhe në banesat e tyre, tek një 41-vjeçar dhe një 52-vjeçar të cilët po përgatiteshin të hidhnin në treg një sasi të madhe droge.
Bëhet me dije se dy personat e arrestuar, janë me origjinë shqiptare, dhe kanë vuajtur dënime me burg për të njëjtën arsye disa kohë më parë.
Hetimi paraprak po kryhet nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve në Heraklion.
The post Operacion antidrogë në Greqi, arrestohen dy shqiptarë appeared first on Lapsi.al.
