Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht. Dinamo ankimoi datën e zgjedhur për rikuperimin e javës së parë, pasi mësoi se Naser Aliji, Hekuran Berisha dhe Bjorn Duka ishin thirrur nga kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës.
Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit. Aliji u thirr nga Sylvinho për ndeshjet kundër Gjibraltarit dhe Letonisë, Berisha nga U-21 I Kosovës dhe Duka nga U-19 kuqezi.
Lexo më tej: FSHF i jep asist Dinamos: Jagiellonia shtyn ndeshjen hapëse të bluve në Superiore
Dinamo mund ti gëzohet këtij lajmi të rëndësishëm, duke qenë se Klevi Qefalia dhe kapiteni Bruno Dita, nuk ishin ende gati për shkak dëmtimesh. E kështu bashkë me tre lojtarët e thirrur nga kombëtaret, mungesat për Dajën do të kishin shkuar në pesë.
Kjo është shtyrja e dytë e ndeshjes së javës së parë të Kampionatit. Teuta e Dinamo duhet të ishin ndeshur të shtunën e 24 gushtit duke nisur nga ora 20:00. Disa ditë para u njoftua se kjo ndeshje do të luhej në një datë tjetër, pasi FSHF vendosi shtyrjen e saj për më 5 shtator. Tani ka një tjetër datë, përfundimtare.
The post Dinamo protestoi, FSHF shtyn ndeshjen me Teutën për herë të dytë: ja kur do luhet appeared first on Lapsi.al.
