Dy aksidente brenda pak minutash tek “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, ka të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy aksidente brenda pak minutash janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë.

Një aksident me përplasje në seri u shënua në kahun e lëvizjes drejt Fierit, ku një automjet tip “Caddy” përplasi nga pas një automjet tip “Benz”, ndërsa ky i fundit u përplas me një tjetër “Benz”. Nga përplasja ka mbetur një i lënduar, që është dërguar në spital, ndërsa makinat kanë pësuar dëme materiale.

Aksidenti tjetër u shënua në mes të kryqëzimit te “Pushimi i Shoferit”, ku një automjet tip “Skoda” përfundoi te barriera e hekurt, por pa pasoja për jetën e drejtuesit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

The post Dy aksidente brenda pak minutash tek “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, ka të plagosur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: