Kryeministër që ndëshkon vetëm qytetarët dhe jo hajdutët e tij: Burg kush do të vjedhë ujin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pasi i mbushi burgjet me qytetarët shqiptarë që nuk paguanin dritat,  ku nuk munguan edhe rastet e vetëvarjes në qeli, për disa mijëra lekë të vjetra të papaguara, ndërkohë që miliona euro po vidhen nga zyrtarët, Edi Rama duket se nuk ka mbetur I kënaqur. Tashmë ai  ka paralajmëruar se do t’u heqë lirinë edhe atyre që vjedhin ujin. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë prezantimit të reformën e ujit të pijshëm.

“Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energji elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji elektrike nuk është më një problem, nuk është më pasiguri ankth apo alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë.

Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë Operator Kombëtar, i cili do të jetë sinergjia e  15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin.

Ai që paguan ka të drejtën të vëri kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit në nivel kombëtar.

Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet”, tha Rama.

The post Kryeministër që ndëshkon vetëm qytetarët dhe jo hajdutët e tij: Burg kush do të vjedhë ujin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: