Kumbulla e Muriqi, pa kapiten: Mallorca e pezullon pa të drejtë rroge për një postim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka shpërthyer një polemikë e madhe te Mallorca, që ka të bëjë me kapitenin Dani Rodriguez, i cili ka përfunduar jashtë skuadre për sjelljen e mbajtur pas ndeshjes kundër Real Madrid. Spanjolli është lënë jashtë skuadre me efekt të menjëhershëm dhe i është pezulluar edhe paga për shkak të një postimi të ashpër të publikuar në profilin e tij në Instagram. Rodriguez ankohej për mungesën e hyrjes në fushë në Bernabeu. Ai kishte marrë me vete në transfertë gjithë familjen për të ndjekur ngjarjen, por mbeti i zhgënjyer nga zgjedhjet e trajnerit.

Fjalët e tij i kanë kushtuar shumë shtrenjtë, veçanërisht sepse – siç tregon Marca – ato janë pasuar nga një letër ku ai drejtonte gishtin kundër trajnerit dhe shokut të skuadrës i sapoardhur, i vendosur menjëherë në mesfushë për ta zëvendësuar. Zgjedhje që e kanë hidhëruar, aq sa u shfry publikisht duke treguar të gjitha dinamikat e dhomës së zhveshjes, një ankesë që nuk i ka pëlqyer aspak klubit të tij.

Pse Dani Rodriguez është lënë jashtë skuadre

Kapiteni i Mallorca tani do të duhet të përpiqet të gjejë një zgjidhje për situatën ku është futur, pasi është lënë jashtë skuadre dhe nuk do të marrë as pagë. Gjithçka filloi ditën e ndeshjes kundër Real Madrid: Dani Rodriguez mori në transfertë edhe bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre të vegjël për të ndjekur ndeshjen në Bernabeu, një moment shumë emocionues për çdo lojtar. Trajneri nuk i dha asnjë minutë në fushë, gjë që shkaktoi zemërimin e mesfushorit, i cili u shfry në Instagram.

Lexo më tej: Kumbulla prezantohet te Mallorca, do të luajë me Muriqin: “Në Spanjë jam ndjerë mirë”

Ai publikoi fotot e familjes së tij dhe fytyrat e fëmijëve të zhgënjyer nga fakti që nuk panë babain e tyre të luante: “Udhëtim me iluzionin e fëmijëve të mi për të parë babain e tyre të luajë në Bernabeu. Mësim dhe këshilla të rëndësishme për ta: të mos presin kurrë asgjë nga askush, aq më pak sot, kur meritokracia, kultura dhe respekti për punën shkëlqejnë për mungesën e tyre”.

Të nesërmen ai publikoi edhe një letër ku fajësonte trajnerin: “E kuptoj dhe e respektoj thellësisht që vendimet mbi atë se kush luan janë vetëm dhe ekskluzivisht të trajnerit. Janë përgjegjësia e tij dhe gjithmonë i respektoj. Ajo që nuk mund të pranoj është mungesa e respektit për angazhimin dhe përkushtimin. Më dhemb që një lojtar i sapoardhur, me vetëm një stërvitje, ka mundësinë të luajë përpara shokëve që kanë kaluar vite duke mbrojtur këtë fanellë me djersë dhe përkushtim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dani Rodriguez (@danirodriguez88)

Mallorca i heq shiritin dhe pezullon Dani Rodriguez

Fjalët nuk i kanë pëlqyer aspak klubit, i cila ka reaguar me sanksionin më të rëndë të mundshëm: në një komunikatë për shtyp, klubi njofton se Dani Rodriguez është pezulluar nga detyra e tij dhe gjithashtu nga paga, pa specifikuar kohëzgjatjen e këtij vendimi. Për më tepër, atij iu hoq shiriti i kapitenit me efekt të menjëhershëm.

The post Kumbulla e Muriqi, pa kapiten: Mallorca e pezullon pa të drejtë rroge për një postim appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: