Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dy persona janë arrestuar në Dibër në kuadër të operacionit “Mesnata”. Konkretisht në pranga kanë rënë Elsi Kuca (Dauti), 26 vjeç, dhe Aleksandër Tota, 22 vjeç, pasi u kapën me lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
The post Posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike, vihen në pranga dy persona në Dibër appeared first on Lapsi.al.
