Kosova e nis me humbjen aventurën për në Botëror, Zvicra bën për “ujë të ftohtë” Dardanët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kosova e ka nisur me humbje aventurën në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke u mundur 4-0 nga Zvicra.

Dueli i luajtur në Bazel nisi me ritëm të lartë, por goli i parë erdhi në minutën e 22’ nga Akanji pas një goditje me kokë.

Kaq i mjaftoi Xhakës me shokë për të marrë në dorë lojën, me Embolon që shënoi dhe golin e dytë pas tre minutash. Në minutën e 39’ Widmer shënoi të tretin, ndërsa në fundin e pjesës së parë Embolo gjeti golin e dytë personal dhe të katërtin e ndeshjes.

Pjesa e dytë nuk prodhoi shumë raste, me Zvicrën që ruajti rezultatin.

Kështu Kosova ndodhet momentalisht në vendin e fundit të Grupit B, teksa pas tre ditësh do të kërkojë që të kthejë faqe përballë Suedisë në Prishtinë.

Goli i pare (VIDEO)

Goli i dyte (VIDEO)

Goli i trete (VIDEO)

Goli i katert (VIDEO)

The post Kosova e nis me humbjen aventurën për në Botëror, Zvicra bën për “ujë të ftohtë” Dardanët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: