Aksident i rëndë në aksin Burrel–Klos, përfundon në spital një person

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Burrel–Klos. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Gjithashtu i plagosuri është dërguar me ambulancë drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Burrel–Klos, përfundon në spital një person appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: