Durrës, mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin:

E. Z., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.

 

 

Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

gijotina.com/

The post Durrës, mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: