Serbia ka vendosur të tërheqë ekipin e saj nga gara e basketbollit 3×3 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë që të mos zhvillohet përballja e planifikuar me Kosovën.
Kosova dhe Serbia ishin shortuar në të njëjtin grup në konkurrencën e meshkujve, së bashku me Turqinë dhe Portugalinë, ndërsa përballja ishte paraparë të zhvillohej më 29 gusht.
Organizatori ka njoftuar për ndryshimet në orarin e transmetimeve të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pas tërheqjes së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nga gara e basketbollit 3×3.
Ndërkohë, Unioni i Transmetuesve Evropianë-EBU, ka komunikuar se, si pasojë e tërheqjeve, është ndryshuar orari i garave dhe versioni i ri zëvendëson atë të shpërndarë më herët.
Për momentin, nuk është bërë e ditur ndonjë arsye zyrtare që tërheqjen e Serbisë ta lidhë drejtpërdrejt me Kosovën. Me tërheqjen e Serbisë, Kombëtarja e Kosovës në 3×3 nuk do ta ketë përballjen e planifikuar me fqinjët më 29 gusht.
Ndërkohë, vëmendja e sportdashësve kosovarë sot është edhe te boksi, ku Donjeta Sadiku do të ngjitet në ring për finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë.Mbetet të shihet nëse sot do të ketë zhvillime të
Sadiku do të përballet me Kristina Kuluhovën, e cila përfaqëson Serbinë, por është me prejardhje ruse. Boksierja kosovare e ka siguruar finalen pas fitores bindëse ndaj grekes Sofia Legaki dhe tashmë e ka të garantuar medaljen e argjendtë.
Në finalen e sotme, Sadiku do të kërkojë medaljen e artë për Kosovën. Meçi pritet të zhvillohet nga ora 17:15.
The post Serbia tërhiqet nga basketbolli 3×3, shmang përballjen me Kosovën në Taranto appeared first on Euronews Albania.
