Kuqezinjtë janë gati, Kombëtarja luan ndeshjen vendimtare ndaj Letonisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Momenti i shumëpritur erdhi. Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Letonisë. Takim i cili do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për kualifikueseet e Kupës së Botës 2026.

Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht edhe delikate. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të jetë në fushë vetëm për 3 pikët.

Jo më kot është quajtur si dueli “jetik” për kuqezinjtë, të cilët në shtëpi nuk dëshirojnë hapa fals, ndërsa tentojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë prej ditësh kanë zhvilluar stëërvitjen për këtë përballje, me Sylvinhon që tashmë ka në “kokë” edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë. Sulmi është reparti që e shqetëson më shumë, pasi Myrto Uzuni është në dyshim nëse do të luajë në këtë sfidë apo jo për shkak të disa shqetësimeve që ka shfaqur.

Gjithsesi aletërnativat janë dhe 11-shja është gati për të luajtur ndaj letonezve. Në portës si gjithmonë do të pozicionohet Thomas Strakosha, ndërsa nga krahët vendosen Hysaj dhe Mitaj. Në qendër të mbrojtjes do të jenë Gjimshiti dhe Ajeti.

Në mesfushë do të rreshtohen 3 futbollistë, Shehu, Asllani dhe Berisha, ndërsa nga krahët e sulmit do të jenë Broja dhe Hoxha, teksa në qendër ka një balotazh mes Manajt dhe Dakut.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Shehu, Asllani, Berish, Broja, Hoxha, Manaj (Daku). Trajner: Sylvinho.

 

The post Kuqezinjtë janë gati, Kombëtarja luan ndeshjen vendimtare ndaj Letonisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: