Makina ku udhëtonte ra në humnerë, 30-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Esat Xherri, 30-vjeçari i cili u përfshi në një aksident të rëndë dy ditë më parë, pasi makina ku udhëtonte ra në humnerë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Esat Xherri mbeti i plagosur rëndë në aksidentin rrugor që ndodhi mesditën e të dielës në fshatin Zdrajsh të Librazhdit.

Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas  u rrokullis për rreth 100 metra në një terren të thepisur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit pësoi plagë të shumta dhe fraktura.

Pasi u nxor nga automjeti i shkatërruar u dërgua me autoambulancë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ndodhi për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar.

The post Makina ku udhëtonte ra në humnerë, 30-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: