Shkundet Greqia/ Tërmeti i fortë godet pranë Athinës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë tronditi Greqinë qendrore pak më parë, me epiqendrën e tij pranë Athinës në ishullin Evia. Instituti Gjeodinamik i Athinës konfirmoi aktivitetin sizmik, i cili u ndje në të gjithë rajonin. Mësohet se tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km.

Epiqendra e tërmetit u identifikua pranë Athinës, konkretisht në ishullin Evia, sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Athinës. Dridhjet u ndjenë dukshëm në zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

The post Shkundet Greqia/ Tërmeti i fortë godet pranë Athinës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: