Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet e 11 Majit, por do futemi në Parlament

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka mbledhur sot Kryesinë e kësaj partie dhe para mbledhjes deklaroi se forca e tij politike do të shkojë në Parlament, pavarësisht se nuk njeh zgjedhjet.

Kreu demokrat u shpreh se nuk duhet lënë asnjë hapësrë bosh nga e cila mund të luftojnë kundër Ramës.

Më tej, Berisha tha se për të mposhtur Ramën duhen angazhim dhe përkushtim shumë i madh si dhe forca të reja.

“Ftoj kryesinë të mos njohë këto zgjedhje. Njohja do ta bënte PD bashkëautore në një farsë. Duke kërkuar këtë nga kryesia unë di se ka një debat: të marrim pjesë, apo jo në Parlament.

Mendoj se në këtë diktaturë ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Nëse ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrim, si do ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturën që ka uzurpuar pushtetin. Kërkohet ndryshim para këtij mali të farsës elektorale.

Beteja jonë këkron energji të reja, forca të reja. Nuk është variant të mos futemi në Parlament. Mundësitë për ta luftuar janë. Kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë të madh nga secili prej nesh. Kërkon shfrytrëzim më të gjitha kapacitetet për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Parlamentin do ta hapim me komision hetimor për zgjedhjet”, tha Berisha

 

The post Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet e 11 Majit, por do futemi në Parlament appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: