Berisha: Zgjedhjet nuk i njohim, por nuk bojkotojmë parlamentin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i PD, Sali Berisha tha se opozita nuk do ta bojkotojë parlamentin, gjatë mbledhjes së Kryesisë ku foli me deputetët e rinj të opozitës. Berisha tha se ishte njohur me diskutimet për njohjen apo jo të parlamentit mes opozitarëve, por sipas tij opozita nuk do të lërë asnjë hapësirë bosh përballë autokracisë.

“parlamentin do ta hapim prap me komision hetimor për zgjedhjet. Themelore: fjala e lirë, vota e lirë! T’i nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve. Komision për McGonigalin. E morët vesh çfarë dimensionesh planetare merr afera McGonigal ku është edhe Edi Rama me Duçkën e tij” u shpreh Berisha, që tha se opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet e majit.

The post Berisha: Zgjedhjet nuk i njohim, por nuk bojkotojmë parlamentin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: