Reshjet e shiut krijojnë situatë kaotike në Durrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reshjet e shiut që nisën mëngjesin e sotshëm kanë krijuar kaos në rrugët e Durrësit. Mësohet se shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit duke bllokuar dhe mjetet që janë të parkuara në rrugë.

Bëhet me dije se i përfshirë nga përmbytjet është edhe nënkalimi te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit. Policia aty ka ndaluar komplet qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes për shkak të bllokimit.

The post Reshjet e shiut krijojnë situatë kaotike në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: