Dhjetëra serbë lokalë marshuan këtë të enjte në Zvornik, në Republikën Srpska, në lindje të Bosnjë-Hercegovinës, duke brohoritur emrin e Ratko Mlladiçit, ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid, i cili vdiq sot në burgun e Hagës.
“Gjatë marshimit, pjesëmarrësit thërrisnin “Ratko Mlladiç”, duke e nderuar ish-udhëheqësin ushtarak serb të Bosnjës”, raportojnë mediat në Bosnjë.
Zvorniku është një nga zonat ku gjatë luftës në Bosnjë u dëbuan mijëra boshnjakë dhe ku forcat serbe kryen krime të shumta në vitin 1992.
Në territorin e Zvornikut, gjatë vitit 1995, u ekzekutua një pjesë e madhe e boshnjakëve të kapur në dhe rreth Srebrenicës. Shumë prej viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u varrosën në varre masive në zonën përreth Zvornikut.
The post Marshim për Ratko Mlladiç, në qytetin ku u kryen krime ndaj mijëra boshnjakëve appeared first on Euronews Albania.
