Tritol në hotelin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, evakuohen stafi dhe klientët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli të vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Raportohet se një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë.

Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.

Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.

 

The post Tritol në hotelin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, evakuohen stafi dhe klientët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: