Eurobasket/ Gjermania shpallet kampione, Greqia e treta

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjermania nuk ka zhgënjyer në finalen e Eurobasket, të cilën e fitoi përballë Turqisë në një duel të luftuar, por dhe emocionues. Një sfidë që tregoi shpirt gare dhe rivalitet, por në fund medalja e arit shkoi për gjermanët që fituan 3 prej periodave të lojës. Turqia e nisi shumë më mirë duelin në krahasim me kundërshtarin, madje duke krijuar një epërsi të lehtë të cilën nuk diti ta ruajë dhe u përmbys.

Perioda e parë u fitua me 2 pikë diferencë nga Gjermania, konkretisht 24-22. Më tej turqit nuk u dorëzuan duke përsëritur minuta të tjera pozitive, ku në periodën e dytë fituan thellë, në shfirat 24-16, duke siguruar dhe avantazhin e përgjithshëm, por që gjërat u vështirësuan më tej, kjo dhe falë disiplinës gjermane.

Këta të fundit më të mobilizuar fituan 26-21 periodën e tretë dhe atë finale në shifrat 22-16, duke i treguar Turqisë, që duele të tilla nuk konsiderohen asnjëherë të përfunduara. Një triumf i jashtëzakonshëm, që konfirmon dhe një herë nivelin e lartë të kombëtares gjermane, që edicionin parardhës fitoi medalje bronzi. Kujtojmë që kjo është medalja e dytë e arit në histori për Gjermaninë.

The post Eurobasket/ Gjermania shpallet kampione, Greqia e treta appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: