Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend.
I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.
Kush do të drejtojë komisionet;
- Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi
- Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja
- Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledi Çuçi
- Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi
- Evropa dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani
- Reforma Zgjedhore – Damian Gjiknuri
- Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj
- Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Fatmir Xhafaj
The post PS cakton kryetarët e komisioneve parlamentare, Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren” appeared first on GIJOTINA.
