Superiore/ Dinamo mundet edhe nga Teuta në duelin e prapambetur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas disfatës me Elbasanin në fundjavë, Dinamo ka marrë një tjetër humbje në kampionat, kësaj radhe nga Teuta.

Sfida e prapambetur e javës së parë, e luajtur në “Niko Dovana” ishte tepër e luftuar, me durrsakët që ngelën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Vidal në minutën e 16’. Gjithsesi vendasit nuk u demoralizuan, duke kaluar në avantazh me Kotobellin në minutën e 23’.

Ekipi i Ilir Dajës tentoi të reagoi,. Por gjërat u bënë më të vështira në momentin kur Nani gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57’, duke barazuar numrin e lojtarëve.

Në pjesën e mbetur të sfidës, durrsakët arritën të mbanin portën e paprekur, duke marrë kështu tre pikë të rëndësishme përballë një kundërshtari shumë të fortë.

Kështu Tetuta ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 5 pikë, ndërsa Dinamo bie në vendin e shtatë me 3 pikë.

REZULTATI:

TEUTA 1-0 DINAMO

Kotobelli 23’

gijotina.com/

The post Superiore/ Dinamo mundet edhe nga Teuta në duelin e prapambetur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: