Von der Leyen paralajmëron masa për mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i algoritmeve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian po shqyrton masa të reja për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi i algoritmeve dhe përdorimi i tepërt i teknologjisë.

Përmes një postimi në platformën X, von der Leyen tha se Evropa nuk duhet të pranojë një realitet ku fëmijëria formësohet nga algoritmet dhe ku sistemet teknologjike dështojnë të mbrojnë interesat e fëmijëve.

“Nuk kemi pse të pranojmë fëmijëri të formuara nga algoritmet. Nuk kemi pse të pranojmë një sistem që i zhgënjen fëmijët tanë. Evropa ka fuqinë për të vepruar. T’u japë fëmijëve kohën që u nevojitet në botën reale. Do ta detajoj propozimin tonë në fjalimin tim të ardhshëm për Gjendjen e Kombit”, thotë von der leyen

The post Von der Leyen paralajmëron masa për mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i algoritmeve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: